Të paktën 40 femra dyshohet se janë përfshirë në veprimtari ilegale, si ushtrim të prostitucionit, në objektet që ndodhen në zonën kufitare në Karaçevë, ku për një kohë të gjatë u bë organizimi i lojërave të fatit dhe veprimtarive të tjera të ndaluara me ligj.
Burime të besueshme të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se në mesin e 40 femrave të dyshuara për prostitucion, 12 janë shtetase të Shqipërisë.
Mega-aksioni i Policisë së Kosovës është duke vazhduar në Karaçevë dhe në regjionin e Prishtinës. /Gazeta Sinjali/