image Dyshohet për një rast të ri me koronavirus në QKUK

Kosovë

Dyshohet për një rast të ri me koronavirus në QKUK

news image

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është raportuar një rast i ri me dyshimet për koronavirus.

Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta brenda QKUK-së se një pacient që dyshohet se ka simptompa të koronavirusit është pranuar.

Teksa pritet që së shpejti në lidhje me këtë rast të lëshohet një komunikatë për media.

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme tre persona që kishin ardhur nga Italia ishin dyshuar se kishin simptoma të virusit, por që rezultatet më vonë të shpallura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën të jenë negative./Gazeta Sinjali/