Anëtarë të dy familjeve -fqinjë në Fushë-Kosovë, njëra shqiptare e tjetra serbe kanë pasur një mosmarrëveshje për praking. Raportohet se mosmarrëveshja ka kaluar në konflikt fizik.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar, Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Ka pasur një mosmarrëveshje për parking. Dy palët në fjalë janë fqinj mes vete. Njësitet e Policisë kanë arritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit në polici dhe po merren me rastin. Për më shumë do të ju informojmë me kohë”, tha Hoxha.
Policia ende nuk ka konfirmuar nëse në këtë ngjarje ka pësuar lëndime trupore ndonjë person. /Gazeta Sinjali/