Një mjet eksploziv dyshohet të jetë gjetur në Zonën Industriale në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës, ka dhënë detaje për Gazetën Sinjali.
“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, njoftoi Ahmeti. /Gazeta Sinjali/