image Dyshohen se falsifikuan dokumente/ Arrestohen 4 persona në Podujevë, në mesin e tyre një noter

Siguri

Dyshohen se falsifikuan dokumente/ Arrestohen 4 persona në Podujevë, në mesin e tyre një noter

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Podujevë katër persona, në mesin e tyre një noter, të dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.

Ata dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet për tjetërsimin e një parcele.

Me vendim të prokurorit, policia njofton se katër të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshmin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe në bashkëkryerje veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”./Gazeta Sinjali/