Mjekët në Rusi i janë vënë pas një burri që dyshohet se ishte infektuar me COVID-19. E gjithë skena ka ndodhur në qytetin rus Arzamas. Burri ka tentuar t’i ikë personelit mjekësor, duke vrapuar, siç duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat ruse, të cilat më pas janë bërë virale në rrjet.
Videoja e shkurtër shfaq tre infermierë të veshur me rroba të bardha mbrojtëse duke vrapuar pas burrit që tenton t’ju ikë.
Më vonë lidhur me këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë me probleme mendore për të cilin dyshohej se mund të jetë infektuar me COVID-19.
E qëllimi i infermierëve, sipas të parit të qytetit ishte kryerja e analizave për koronavirus – më saktësisht synonin ta dërgonin në spital për të kryer procedurat.
Megjithatë ai nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë, duke tentuar të arratiset – por në fund është kapur. E rezultatet e testit të coronavirusit pritet të dalin shumë shpejtë.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë në Rusi janë infektuar 8,672 persona, kurse 63 tjerë kanë humbur jetën. /Gazeta Sinjali/