Franca tha të enjten se kishte “dyshime të arsyeshme” në lidhje me shkakun e rrëzimit të avionit që me sa duket vrau Yevgeny Prigozhin, kreun e grupit paraushtarak rus Wagner.
“Nuk i dimë ende rrethanat e këtij aksidenti. Mund të kemi disa dyshime të arsyeshme”, tha zëdhënësi i qeverisë Olivier Veran për televizionin France 2.
I pyetur në lidhje me pretendimin e presidentit amerikan Joe Biden se pak “ndodh në Rusi që (Presidenti Vladimir) Putin të mos jetë prapa”, Veran ra dakord se “si rregull i përgjithshëm, kjo është një e vërtetë që mund të vërtetohet”.
Prigozhin ishte “njeriu që bëri punën e pistë të Putinit. Ajo që ai ka bërë është e pandashme nga politikat e Putinit, i cili i dha atij përgjegjësi për të kryer abuzime si kreu i Wagner”, tha ai.
“Prigozhin lë pas vetes varre masive. Ai lë pas vetes rrëmujë në një pjesë të madhe të globit, unë po mendoj për Afrikën, Ukrainën dhe vetë Rusinë.”