image Dy zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë rezultojnë pozitiv me koronavirus

Kosovë

Njoftim/ Dy zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë rezultojnë pozitiv me koronavirus

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka kryer analizë për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç’rast kanë rezultuar pozitiv vetëm dy zyrtarë korrektues.

Të njëjtit janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetëkarantinë.

Pas gjithë kësaj, edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicie që dikush nga të burgosurit të është prekur nga virusi Covid-19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç`rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik./ Gazeta Sinjali/