image Dy yjet e Liverpoolit nuk do të luajnë kundër Kosovës

Futboll

Futboll/ Dy yjet e Liverpoolit nuk do të luajnë kundër Kosovës

news image

Është konfirmuar lajmi se Joe Gomez dhe Jordan Henderson nuk do të udhëtojnë për në Prishtinë, me pjesën tjetër të Kombëtares së Anglisë.

Dy yjet e Liverpolit janë larguar nga kampi i “Tre Luanëve”, njofton Federata e Futbollit Anglez.

Sipas “FA” Jordan Henderson ishte me virus edhe para se të grumbullohej me kombëtaren dhe për këtë arsye është liruar që të kthehet në Liverpool. Ndërsa, Joe Gomez është lënduar në stërvitjen e fundit dhe nuk do të mund të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mbrojtës Gomez në ndeshjen e fundit që Anglia zhvilloi ndaj Malit të Zi, u fërshëllye nga tifozët në “Wembley” pas zënkës me Raheem Sterling. Mediet angleze raportuan se ylli i Liverpoolit do të jetë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Kosovës, megjithatë kjo nuk do të ndodhë.

Image

Në kuadër të grupit A, Anglia dhe Republika çeke tashmë e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, pra Kosova e ka mendjen vetëm kah Liga e Kombeve.

Kosova renditet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Anglia në të parën me 18 pikë.

Ndeshja Kosovë – Angli do të zhvillohet të dielën (nesër) me fillim të orës 18:00./Gazeta Sinjali/