Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunim nga qytetarët për të kapur katër persona që dyshohen për veprën penale “Vrasje e rëndë”, në Mitrovicë.
Gazeta Sinjali pati raportuar ekskluzivisht për këto raste.
Dy nga të dyshuarit, Leutrim Selimi dhe Valmir Selimi, po kërkohen nga policia për vrasjen që ka ndodhur më 12 shkurt të këtij viti, në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.
Ndërkaq dy të tjerët, Fitim Vatovci dhe Adrian Izet, po kërkohen për vrasjen e ndodhur më 19 korrik të këtij viti në rrugën “Evlia Qelebiu”, në Mitrovicë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike për të kontaktuar policinë:
– 192
– +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë e Jugut
– 044/704 511
– E-mail adresa:[email protected]
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.