image Dy vite në arrati pasi u kap me 16 thasë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli

Shqipëri

Dy vite në arrati pasi u kap me 16 thasë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli

news image

Një shqiptar u arrestua në Angli pas dy viteve në arratisje, i cili u kap me 16 thasë kanabis.

Ai punonte si fermer kanabisi dhe në Gjykatë ka rrëfyer se si ja theu dhëmbët njëri prej “gangsterëve”, i cili e detyroi të punonte në fabrikën e drogës.

Mateo Dedej, 30 vjeç, u kap në flagrancë në Londër më 22 qershor 2020, duke i shitur kanabis një blerësi. Ai kishte 16 thasë me kanabis në makinë, duke përfshirë dy gati për t’ia dorëzuar klientit të tij. Policia i gjeti edhe para në xhep.

Policia e la të lirë, me detyrim paraqitje, por kur ai nuk u paraqit në Gjykatë në tetor 2020, u lëshua një urdhër arresti për të.

Vetëm në maj të këtij vitit, ai arriti të arrestohej, kur u kap në një fabrikë kanabisi në Banbury.

Fotografitë e shpërndara nga Policia e Luginës së Thames në atë kohë tregonin një dhomë të mbushur me bimë dhe të pajisur me një strukturë të stilit profesional për rritjen e drogës së kalsit B.

Duke u paraqitur para Gjykatës së Oksfordit të premten, Dedej u deklarua fajtor për posedim të lëndëve narkotike me qëllim furnizimin me kanabis, posedim kokaine dhe prodhim kanabisi. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm.

Por avokati mbrojtës Peter du Feu, tha se policia ishte e shqetësuar për mënyrën se si Dedej u fut në fabrikën e kanabisit, saqë e referuan çështjen e tij në Zyrën e Brendshme për të shqyrtuar nëse ai duhet të trajtohej si viktimë e skllavërisë moderne.

Dedej,  i cili kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij në Itali para se të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar, pranoi se nuk ishte “skllav.” Por kishte shenja se ai ishte nën presion të madh, raporton abcnews.al.

Du Feu tha se Dedejt i mungonte një dhëmb i përparmë. U tha se ishte goditur me grusht nga një prej “gangsterë” për të cilin punonte.

/GazetaSinjali/