Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë me COVID-19 kanë ndërruar jetë.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar edhe 563 raste të reja teksa janë shëruar 494 persona.
Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 175 pacientë nga të cilët 16 janë në gjendje të rëndë, teksa raste aktive janë 7,894 pacientë, raporton tvklan./GazetaSinjali/