image Dy vetaksidente në rrugën Prishtinë – Pejë, Policia ka një kërkesë për shoferët

Kosovë

Siguri/ Dy vetaksidente në rrugën Prishtinë – Pejë, Policia ka një kërkesë për shoferët

news image

Dy vetaksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Pejë, afër Komoranit.

Në këtë aksidente përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Këtë për Gazetën Sinjali, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Në orët e mëngjesit të sotëm në rr. Prishtinë – Pejë afër Komoranit, janë evidentuar dy vetaksidente në trafik, ku përveq dëmeve materiale nuk është raportuar për lëndime në njerëz”, ka thënë Hoxha.

Ai më tej për drejtuesit e automjeteve ka bërë apel që të kenë kujdes të shtuar, duke pasë parasysh ndryshimet atmosferike, duke thënë se do të ndërmerren masa rigoroze në vazhdimësi.

“Duke marr parasyshë ndryshimet atmosferike, të reshurat e borës dhe ngricat që paraqiten në rrugë gjatë kësaj përiudhe, kërkojmë kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, në mënyrë që të shmangen aksidentet në përgjithësi. Policia po vepron dhe do të veproj me njësitet e saj në funksion të zbatimit të ligjit në trafik dhe masa rigoroze do të ndërmerren në vazhdimësi”, ka deklaruar më tej Hoxha./Gazeta Sinjali/