image Dy vendet që nuk kanë shënuar asnjë rast me koronavirus

Botë

Botë/ Dy vendet që nuk kanë shënuar asnjë rast me koronavirus

news image

Në 54 vendet afrikane janë regjistruar mbi 30 mijë raste me COVID-19, ka bërë të ditur Qendra afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Deri më tani nga coronavirusi kanë humbur jetën 1.374 persona në Afrikë, thuhet në raportin e kësaj qendre.

Ndërkaq vetëm dy vende afrikane nuk kanë raportuar deri më tani as edhe një rast me COVID-19 – bëhet fjalë për Lesoton, shtet i vogël kodrinor në jug të Afrikës, si dhe ishulli Komora në Oqeanin Indian.

Afrika e Jugut ka më së shumti raste me COVID-19 në këtë kontinent me gjithsej 4.546, e ndjekur pas nga tre vendet në veri të Afrikës, Egjipti me 4.534 raste, Maroku me 4.065 si dhe Algjeria me 3.382.