image “Dy vëllëzër nga Gjilani janë nën rrënoja në Durrës”, ambasadori i Kosovës në Shqipëri jep detaje

Kosovë

Tërmeti/ “Dy vëllëzër nga Gjilani janë nën rrënoja në Durrës”, ambasadori i Kosovës në Shqipëri jep detaje

news image

Dy vëllëzër nga fshati Livoç i Gjilanit ndodhën nën rrënoja në Durrës, konkretisht ka pjesa e plazhit, kështu tha për Gazetën Sinjali, ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Kosovarët bashkë me persona të tjerë besohet se ndodhen që disa orë nën rrënoja.

“Dy vëllëzër nga Gjilani janë nën rrënoja në Durrës, në pjesën e plazhit”, konfirmoi për Gazetën Sinjali, ambasadori Hasani.

Më tej, shtoi se një shtetas tjetër të Shqipërisë sapo e nxorrën të gjallë në pjesën e Durrësit.

Për kosovarët që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se vazhdimisht janë në komunikim me institucionet e Shqipërisë.

Deri më tani numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri ka shkuar 13 ndërsa raportohet për më shumë se 600 të lënduar. /Gazeta Sinjali/