Dy politikanë gjermanë nga të Gjelbrit kanë bërë histori në Gjermani, transmeton Gazeta Sinjali.
Këta politikanë janë bërë gratë e para transgjinore që fitojnë vende parlamentare në zgjedhje kombëtare të së dielës. Bëhet fjalë për Tessa Ganserer dhe Nyke Slawik.
“Është një fitore historike për të Gjelbrit, por edhe për lëvizjen trans-emancipuese dhe për të gjithë komunitetin”, tha Ganserer, për Reuters.
Slawik, 27 vjeç, tha se rezultatet ishin të pabesueshme. Ajo siguroi një vend në parlament përmes listës së kandidatëve të Gjelbër në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen. “Çmenduri! Ende nuk mund ta besoj, por me këtë rezultat historik të zgjedhjeve unë patjetër do të jem anëtar i Bundestagut të ardhshëm”, shkroi Slawik në Instagram.
Homoseksualizmi u dekriminalizua në Gjermani në vitin 1969 dhe martesat e të njëjtit seks u legalizuan në vitin 2017. Por urrejtja kundër njerëzve LGBT+ u rritë me 36% vitin e kaluar, sipas shifrave të policisë që nxjerrin në pah një trend në rritje të homofobisë në pjesë të shoqërisë gjermane.