image Dy të vdekur nga HIV/AIDS në Kosovë nga 6 raste që janë shënuar sivjet

Kosovë

Shendetësi/ Dy të vdekur nga HIV/AIDS në Kosovë nga 6 raste që janë shënuar sivjet

news image

Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar 6 raste me HIV/AIDS, ku prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani në shënimin e Ditës Botërore të HIV/AIDS të organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ai tha se gjatë vitit 2019 janë identifikuar 6 raste me HIV/AIDS, ndërsa bëri të ditur se dy prej tyre kanë vdekur.

Ndërsa, Luljeta Gashi, shefe e njësisë së HIV/AIDS në IKShPK, tha se Kosova klasifikohet si vend me shkallë të ulët të epidemisë, por me potencial të rritjes. Sipas saj, komuna e Prishtinës dominon me numrin më të madh të rasteve të raportuara.

Që nga viti 1986 deri në vitin 2019 në Kosovë janë raportuar 128 raste, deri më tani 51 kanë vdekur. /Gazeta Sinjali/