Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24-orësh mbi gjendjen epidemiologjike në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.541 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.704.633 doza të vaksinës.
Deri më sot 793.574 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 24.841 doza përforcuese dhe 2.137 doza të treta të vaksinës COVID-19.
Nga 5.881 testime, 427 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.315.
Në total numri i rasteve aktive është 2.811.