image Dy të shumëkërkuar në Finlandë arrestohen në Lezhë

Shqipëri

Dy të shumëkërkuar në Finlandë arrestohen në Lezhë

news image

Policia ka bërë të ditur se dy shtetas finlandezë janë vënë në pranga këtë të diel në Lezhë, pasi ishte në kërkim në vendin e tyre për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Mësohet se në pranga janë vënë K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë, të cilët tashmë do të ekstradohen në shtetin e tyre ku janë në kërkim.

“Vijon bashkëpunimi i ngushtë i strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”, shkruan a2cnn.

Operacioni, nga Fast Albania, në bashkëpunim të ngushtë me FAST Finland, Interpolin e të dy vendeve dhe DVP Lezhë.

Kapen dhe arrestohen, me qëllim ekstradimi, 2 shtetas finlandez, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike të forta dhe sintetike”.

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit në kohë, ndërmjet FAST Albania dhe FAST Finland, për vendndodhjen e dy shtetasve finlandez në kërkim ndërkombëtar, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Manhunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, u bë e mundur kapja e shtetasve: 

– K. U., 30 vjeçe, dhe L. H., 32 vjeç, të dy banues në Finlandë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese finlandeze, vijon punën për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Finlandës”, njofton policia.

/GazetaSinjali/