image Dy të rinj blejnë cigare me para të falsifikuara, Policia po i kërkon

Siguri

Dy të rinj blejnë cigare me para të falsifikuara, Policia po i kërkon

news image

Dje rreth orës 11:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Klinë dy persona kanë hyrë në një market dhe kanë tentuar që të kryejnë pagesën me anë të një kartëmonedhe të falsifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda policisë bëjnë të ditur se dy persona rreth moshës 16-17 vjeçare pasi që kishin blerë një pako me cigare i kishin dhënë punëtores kartëmonedhën e falsifikuar dhe më pas ishin larguar.

Po ashtu, bëhet e ditur se njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe ende nuk raportohet për ndonjë të arrestuar./Gazeta Sinjali/