image Dy të miturve policia iu konfiskon armën dhe thikën

Siguri

Dy të miturve policia iu konfiskon armën dhe thikën

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndalur dy persona të mitur dje në orën 17:40 në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të miturit posedonin një armë me një karikator me 11 fishekë të cal. 7.65 mm dhe një thikë të mprehtë.

Lidhur me rastin dy të dyshuarit janë intervistuar dhe ndaj tyre me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “Posedim i paautorizuar i armës”. /GazetaSinjali/