image Dy të mitur detyrojnë një vajzë të mitur të vjedhë në shtëpinë e saj, arrestohen nga policia në Podujevë

Kosovë

Dy të mitur detyrojnë një vajzë të mitur të vjedhë në shtëpinë e saj, arrestohen nga policia në Podujevë

news image

Në fshatin Bradash të Podujevës, më datë 14 tetor, në orët e para pas mesnatës, ka ndodhur një rast i vjedhjes së rëndë ku dy persona të moshës së mitur, e kanë shantazhuar dhe detyruar vajzën e mitur të viktimës, që të marrë stolitë e arit në shtëpinë e saj e t’ua japë atyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda familjes së viktimës, të dyshuarit e mitur i kanë marrë stolitë dhe i kanë shitur.

Të dy të dyshuarit e mitur janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje bën të ditur ky burim për Gazetën Sinjali.

/Gazeta Sinjali/