10 kosovarë që po vinin me autobus në vendlindje nga Frankfurti i Gjermanisë mbeten të vdekur nga një aksident trafiku që ndodhi dje në autostradën afër Slavonksi Brod, në Kroaci.
Në këtë aksident prej 69 personave që ishin në autobusin që u aksidentua, dhjetëra prej tyre pësuan lëndime të rënda dhe janë duke trajtuar në spital, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas medies kroate INDEX, 42 persona janë dërguar në spitalin Slavonski Brod dhe dy të tjerë në spitalin Novi Grad. Njëri prej të lënduarve që u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagrep për një trajtm të mëtejshëm.
Dy persona janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata do të dërgohen në Zagreb.
Natën e kaluar, kryeministri kroat, Plenkoviq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizituan të lënduarit në Spitalin e Përgjithshëm, Slavonski Brod, më pastaj ata u drejtuan për në konviktin Antonio, ku ishin vendosur 14 pasagjerët, të cilët shpëtuan pa lëndime./Gazeta Sinjali/