image Dy të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Pejë – Prishtinë, Policia jep detaje

Siguri

Dy të lënduar rëndë në aksidentin në rrugën Pejë – Prishtinë, Policia jep detaje

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident të rëndë trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht në fshatin Drenoc të Klinës, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin për Sinjalin, teksa ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit dy persona kanë marrë lëndime të rënda.

Sipas Gashit, dy të lënduarit janë dërguar në spital për tretman mjekësor, njëri nga ta në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa tjetri në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Para orës 17:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Drenoc komuna e Klinës. Aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve, një kamioni dhe një autokombi. Dy persona kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njëri në QKMF-snë në Klinë, tjetri në Emergjencë të spitalit në Pejë”

Ndërkohë sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaSinjali/