image Dy të lënduar nga shembja e kranit në rrugën A, nisin hetimet

Siguri

Dy të lënduar nga shembja e kranit në rrugën A, nisin hetimet

news image

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha për Sinjalin se të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit., ka deklaruar Pllana.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/