image Dy të lënduar në një aksident zinxhiror në Klinë

Kosovë

Komunikacion/ Dy të lënduar në një aksident zinxhiror në Klinë

news image

Dy persona janë lënduar sot në një aksident zinxhiror, i cili ka ndodhur në orët e paraditës, në Dollc të Klinës.

Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete dhe dy kamionë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Dy persona janë lënduar”, ka thënë Ibra.

Më tutje, ai ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos mbajtjes së distancës./Gazeta Sinjali/