Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Gllamnik të Podujevës. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot në ora 11:00, ku janë përfshirë dy automjete.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me rastin po merret njësiti i trafikut. /GazetaSinjali/