image Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

Kosovë

Siguri/ Dy të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, njëri në gjendje të rëndë

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti me një veture dhe një motoçiklete, pasditën e sotme në fshatin Trudë, rruga Prishtinë – Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se personat e lënduar janë motoçiklisti dhe pasagjerja në motoçikletë.

Motoçiklisti, sipas Hoxhës, ka marrë lëndime të rënda.

“Sot me datë 17.05.2020 në rrugen Prishtinë-Podujevë në fshatin Trudë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore dhe të përfshira ishin një veture dhe një motoçikletë. Në këtë aksident trafiku janë lënduar ngasesi dhe pasagjerja në motoçikletë. Raportohet që ngasësi i motoçikletës ka lëndime më të rënda. Njësitet kompetente policore janë marrë me rastin”, tha ai./Gazeta Sinjali/