image Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

Drejtësi

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridonës mbrohen në heshtje

news image

Gjykata Themelore e Prishtinës pritet që së shpejti të marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademaj-Murseli.

Nga gjykata ku është mbajtur seanca dëgjimore kanë dalur avokatët e dy të dyshuarave për këtë vrasje Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Skënder Gojani i cili është avokat i Granit Plavës dhe Ahemt Gjinovci avokat i Kushtrim Kokallës, thanë para mediave se pritet të merret vendimi.

“I paraqitem qëndrimet tona dhe prokurorja të vetat, tash pritet vendimi”, tha para mediave njëri nga avokatët.

Ata shtuan se klientët e tyre janë mbrojtur në heshtje.

/GazetaSinjali/