image Dy të dyshuarit për dallavere me vota sot pritet të dalin para gjykatës

Drejtësi

Dy të dyshuarit për dallavere me vota sot pritet të dalin para gjykatës

news image

Dy të dyshuarit që u ndaluan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve dhe marrje ryshfeti sot pritet të dalin para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kjo seancë pritet të mbahet në orën 09:30, ndërsa gjyqtari që do të vendosë për kërkesën e prokurorisë është Valon Kurtaj.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj A.K dhe S.M, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve”, nga neni 211 dhe “Dhënia apo marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 të KPRK-së.

/GazetaSinjali/