Shtatë persona, në mesin e tyre dy shqiptarë, kanë përfunduar në prangat e policisë në Itali.
Ata dyshohet se kanë kryer vepra penale, si: drogë, dhunë seksuale, grabitje dhe pastrim parash.
Operacioni është udhëhequr nga prokuroritë e Triestes, Milanos dhe Genovas.
Siç raportojnë mediat italiane, ata janë arratisur fillimisht nga organet e rendit.
Personat e identifikuar janë të moshës 24 deri në 66 vjeç.
Përveç dy shqiptarëve, u arrestuan edhe dy italianë, një kolumbian, një maroken dhe një pakistanez.
Dënimet që të dyshuarit do t’i vuajnë janë nga tre deri në gjashtë vjet burgim.