image Dy skuadra me oferta konkrete për Shaqirin

Futboll

Dy skuadra me oferta konkrete për Shaqirin

news image

Xherdan Shaqiri ka marr vëmendje pas paraqitjeve në Kampionatin Evropian me Zvicrën, shkruan Sinjali Sport.

Sipas gazetës turke “Fotomaç”, skuadra e Galatasarayt është gati të bëjë një ofertë për Xherdan Shaqirin pasi ky i fundit është në listën e të preferuarve të trajnerit Fatih Terim.

Përpos Galatasarayt, e interesuar për kosovarin është edhe Lazio.

Shaqiri mahniti me formën e tij në “Euro 2020”, vlera e tij vlerësohet të jetë afro 12 milionë euro dhe skuadrat nga Stambolli dhe Roma ka nisur punën me ofertat e para.

Sipas artikullit të mediumit turk, menaxhmenti i Galatasarayt po mendon të bëjë një ofertë prej shtatë milionë eurosh Liverpoolit, pasi Shaqiri ka vetëm një vit kontratë me “The Reds”.

29-vjeçari në Itali luajti me Interin si i huazuar duke mos e gjetur formën e tij, ndërsa në Turqi ende nuk e ka provuar ndonjë aventurë.  /Gazeta Sinjali Sporti/