image Dy shqiptarët që mblodhën mbi 5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti tragjik

Rajon

Shqipëri/ Dy shqiptarët që mblodhën mbi 5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti tragjik

news image

Imami Elvis Naçi dhe këngëtari Sidrit Bejleri kanë arritur që t’i mbledhin mbi 5 milionë e 174 mijë e 244 euro për të prekurit nga tërmeti tragjik i 26 nëntori, nëpërmjet emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”.

Naçi ka deklaruar sot se fondacioni “Firideus” i udhëhequr nga ai ka mbledhur mbi 5 milionë euro me të cilat do të mund të ndërtohen 260-270 shtëpi, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kemi arritur të grumbullojmë deri tani të deklaruara nëpërmjet “GoFound” 5 milionë euro. Donacioni më i madh individual është një shqiptar në Angli, që ka dhuruar 200 mijë funte në një dorë. Me shumën e deritanishme mund të ndërtohen 260-270 shtëpi ose rreth 3 apo 4 pallate”, tha ai.

Por Naçi theksoi se dëshiron që shifra të arrijë deri në 10 milionë ouro dhe pse jo të ndërtohen 500 shtëpi.

“Ka pasur edhe shoqata ose organizata që kanë dhuruar 350 mijë euro, janë mbledhur disa biznesmenë në Gjermani kanë mbledhur 1 milionë e gjysmë euro për të ndërtuar 3 ose 4 pallate për njerëzit që janë dëmtuar. Kam dëshirë që të shkojmë deri në 10 milionë euro, ne mund të ndërtojmë 500 banesa ose shtëpia për 500 familje”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/

Image result for elvis naci sidrit bejleri