Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur Hero në një titull nderi për akte të veçanta sublime në qytet. Qazim Suljoviq dhe i biri i tij shpëtuan nga grabitja një grua 61-vjeçare nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.
Louie Suljoviq, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s,” kur ai dhe babai i tij panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.
Sipas “New York Post” që të dy ndodhen në spital: “Qazimi është në një situatë të rëndë… ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.
Viktima e moshuar u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.
Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuarit kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambulancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave.
Robert Whack, 30 vjeç dhe 18-vjeçari Supreme Gooding u arrestuan për sulmin. Të dy akuzohen për grabitje, sulm dhe armëmbajtje për të kryer veprime kriminale.
Whack u gjet gjithashtu me një sasi të madhe të asaj që policët besojnë se ishte heroinë dhe u paditë edhe me një shall për posedim të lëndës narkotike një akuze tjetër kjo të substancës narkotike , tha policia.
Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst – i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19 dy vjet më parë (2020).
Sipas të afërmve të tyre, Louie Suljoviq është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviq është në gjendje të rëndë.
“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter Policia.