image Dy shqiptarë fitojnë çmim prestigjioz për kinematografinë në SHBA

Film

Kulturë/ Dy shqiptarë fitojnë çmim prestigjioz për kinematografinë në SHBA

news image

Dy kinematografët e njohur shqiptarë: Samir Luma dhe Fejmi Daut, janë shpallur fitues të çmimit për kinematografinë më të mirë për filmin dokumentar “Toka e mjaltit”.

Ky çmim u dha në ceremoninë e 34-t të çmimeve ASC (The American Society Cinematographers) që u mbajt mbrëmë në Los Angeles, transmeton Gazeta Sinjali.

Dokumentari “Toka e mjaltit” u veçua si filmi më i mirë dokumentar dhe është nominuar edhe në dy kategori në çmimet “Oscar”, për filmin më të mirë dokumentar dhe për filmin më të mirë të huaj.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Luma tha se mori çmimin më të rëndësishëm që një kinematograf mund të dëshironte.

Ne jemi nga Maqedonia, vendi ku zhvillohet festivali më i vjetër kushtuar kinematografisë ‘Vëllezërit Manaki’”, citohet të ketë thënë Samir Luma në fjalimin e tij në skenë.

Filmi “Toka e mjaltit”, është nën regjinë e Lubomir Stefanov dhe Tamara Kotesvska-s, produksioni është i Atanas Georgiev, ndërsa kinematografia është e Samir Lumës dhe Fejmi Dautit./Gazeta Sinjali/