Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë në Kabul.
Shpërthimi ndodhi në pjesën perëndimore të kryeqytetit afgan, në distriktin Dast-e-Barsi, ku jetojnë anëtarët e pakicës shiite Khazara, sipas një zyrtari.
Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që zona bëhet objektiv i një sulmi të tillë.
Një shpërthim i dytë u raportua më pak se një orë pas të parit në të njëjtin distrikt, duke synuar një tjetër automjet, tha për AFP një zyrtar i policisë talebane i quajtur Hasmatullah. Të paktën një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën në shpërthimin e dytë./GazetaSinjali/