image Dy serbët nisën nga kanë ardhur, policia thotë se mbuluan fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit

Kosovë

Siguri/ Dy serbët nisën nga kanë ardhur, policia thotë se mbuluan fotografitë e Putinit dhe Karaxhiqit

news image

Policia ka liruar dy serbët që hyrën sot në territorin e Republikës së Kosovës, me dy maunë, njëri më fotografi të madhe të presidentit rus, Vladimir Putin dhe tjetri më atë të shkrimtarit rus Vuk Karaxhiq.

Pasi maunët me fotografi të tilla u filmuan nga qytetarët teksa qarkullonin në Pejë, policia shoqëroi për në stacionin policor dy vozitësit e tyre.

Pas intervistimit ata janë liruar si dhe sipas policisë kanë mbuluar fotografitë që mbanin në maunët e tyre.

“Me vendim të prokurorit ata janë liruar, me vetëdëshirë i kanë mbuluar fotografitë dhe janë nisur rrugës nga janë ardhur”, konfirmoi për Gazetën Sinjali, Fadil Gashi- zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai bëri të ditur se ndaj dy serbëve nuk është inicuar rast në polici. /Gazeta Sinjali/