Një nënë shqiptare në Mitrovicën Veriore ka raportuar në Polici se dy serbë ia kanë rrahur djalin e saj.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në rrugën “Oslobogjenje”.
Policia njofton se djali i saj ka pësuar lëndime të lehta trupore. Atij i është ofruar edhe tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali
Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori.
Policia është duke e trajtuar këtë incident si “shkaktim i përqarjes dhe mosdurimit”. /Gazeta Sinjali/