Sonte janë konfirmuar edhe 34 raste të reja me koronavirus në vend, duke bërë që numri i përgjithshëm i të prekurve të shkojë në 703, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 34 rastet e reja dy janë nga Komuna e Rahovecit dhe sipas kryetarit të kësaj komune, Smajl Latifi, ato janë dy infermiere të cilat punojnë në Spitalin Regjional të Prizrenit, ku edhe e morën infeksionin.
“Sapo u informova nga IKSHPK, se fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19. Pacientet e infektuara, janë që të dyja infermiere në Spitalin Regjional të Prizrenit, në repartin e hemodializës, të njëjtat këto burimin e infeksionit e kanë nga ky repart ku aktualisht kanë punuar, ju informoj se gjendja e tyre është stabile, kështu që nuk ka vend për panik, por kujdes të shtuar”, ka shkruar Latfiti.
I pari i Rahovecit ka apeluar bashkëqytetarët që të mos lëvizin nga shtëpitë e tyre, derisa Shtabi i Posaçëm Emergjent i kësaj komune të marrë vendime për hapa të mëtutjeshëm
Kujtojmë që edhe rasti i parë nga kjo kumunë ishte një infermiere e cila punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, ku edhe është inektuar nga koronavirusi. Por, ajo, sipas kryetarit Latifi, nuk kishte pasur kontakt me asnjë person nga Komuna e Rahovecit./Gazeta Sinjali/