image Dy raste të dhunimit seksual brenda javës në Kosovë, reagon ministrja Haxhiu

Kosovë

Drejtësi/ Dy raste të dhunimit seksual brenda javës në Kosovë, reagon ministrja Haxhiu

news image

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është e shqetësuar pas dy rasteve të dhunimit seksual, që kanë ndodhur në Mitrovicë javën e kaluar.

Haxhiu u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet duke shtuar se masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendime të tilla, thotë se janë inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale.

“Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka shqetësuar shumë. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që rastet e tilla t’i trajtojnë me seriozitet. Masa e paraburgimit nuk do të duhej të zëvendësohej me masa të lehta ose lirim në procedurë të rregullt sepse kjo është inkurajim për dhunuesin dhe i motivon ata për përsëritje të veprës penale”, ka shkruar ministrja Haxhiu në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.

Më tej, ajo ka shtuar se dhunimi seksual është vepër penale dhe rastet e tilla duhet të marrin dënimin sipas legjislacionit ne fuqi./GazetaSinjali/

Vetem brenda javës u raportuan dy raste të dhunimit seksual. Të dyja rastet nga qyteti i Mitrovicës. Kjo më ka…

Posted by Albulena Haxhiu on Monday, May 11, 2020