Janë konfirmuar dy raste me koronavirus në veriun e Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Të infektuarit janë një 43-vjeçare nga veriu i Mitrovicës dhe një 47-vjeçar nga Leshaku.
Ata janë testuar nga autoritetet shëndetësore në Beograd, të cilët edhe konfirmuan se pacientët janë pozitivë.
KP ka arritur të sigurojë dokumentin e lëshuar nga Instituti i shëndetit “Torllak” në Beograd, ku konfirmohet se këta dy persona kanë rezultuar pozitiv.
Mësohet po ashtu se gjendja shëndetësore e këtyre dy të infektuarve është e rëndë./Gazeta Sinjali/