image Dy persona tentuan të futen në rezidencën e Trumpit sikurse nëpër filma, gjuajtën edhe me armë

Botë

Botë/ Dy persona tentuan të futen në rezidencën e Trumpit sikurse nëpër filma, gjuajtën edhe me armë

news image

Dy persona janë arrestuar, pasi policia amerikane intervenoi kur një veturë tentoi ta thyej pikën e ndalesës në rezidencën e presidentit amerikan Donald Trump, Mar-a-Lago në Palm Beach të Floridas.

Autoritetet e sigurisë hapën zjarr ndaj nj-ë veture me ngjyrë të zezë që kaloi përmes dy pikave të kontrollit, me qëllim që të futet drejt pronës në Palm Beach.

Si rezultat i kësaj dy personat që ishin brenda veturës janë arrestuar, të cilët tentuan të arratisen. Mediat amerikane raportojnë se gjatë ndjekjes së patrullave të autostradave, hapën zjarr mbi veturën që tentoi të kaloi masat mbrojtëse.

Raportohet se presidenti Trump kishte planifikuar të mbërrijë në rezidencë.