Dy persona të maskuar kanë tentuar që të rrëmbejnë një 11-vjeçar në Vushtrri, mbrëmjen e të dielës rreth orës 23:00, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 11-vjeçari kishte qenë para hyrjes së banesës së tij, e cila ndodhet në rrugën “Blerim Zuqaku”, kur të dyshuarit e maskuar i ishin afruar dhe kishin tentuar që ta kidnaponin.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë thonë se pasi që kanë dështuar ta kryejnë rrëmbimin, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
11-vjeçari ka shpëtuar pa lëndime trupore.
Babai i tij u ka thënë hetuesve policorë se nuk e di motivin se pse dikush mund t’ia rrëmbente të birin.
Sinjali mëson se me rastin është njoftuar edhe prokurori, derisa policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e këtij rasti që e ka klasifikuar si “Rrëmbim në tentativë”./Gazeta Sinjali/