image Dy persona të shpallur në kërkim përfundojnë në prangat e Policisë së Kosovës

Siguri

Dy persona të shpallur në kërkim përfundojnë në prangat e Policisë së Kosovës

news image

Dy persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, për të cilët kishte urdhërarrest të lëshuar nga gjykata janë kapur dje nga policia.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, njëri prej tyre u arrestua në 08:30 të mëngjesit në fshatin Pagarushë të Malishevës.

Gazeta Sinjali mëson se ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Hajvali të Prishtinës.

Ndërkaq, personi i dytë, sipas policisë u kap në fshatin Velezh të Prizrenit rreth orës 14:00 dhe u dërgua në mbajtje./Gazeta Sinjali/