image Dy persona të mbytur brenda pak minutave në plazhet e Shqipërisë

Shqipëri

Dy persona të mbytur brenda pak minutave në plazhet e Shqipërisë

news image

Dy persona kanë humbur jetën ndërsa laheshin në det, pasditen e së shtunës.

Abcnews njofton se bëhet fjalë për dy persona të moshës 66 vjeçare. Njëri humbi jetën në Borsh, tjetri në Kavajë.

Rreth orës 17:33, 66 vjeçari S. M., dyshohet se ka pësuar arrest kardiak ndërsa notonte në plazhin e Borshit. 

Kurse, rreth orës 17:40, V. N., 66 vjeç,  është mbytur ndërsa notonte në plazhin e Kavajës.

/GazetaSinjali/