image Dy persona të maskuar e me armë grabisin në një lokal gjatë festës së Pavarësisë

Kosovë

Fushë Kosovë/ Dy persona të maskuar e me armë grabisin në një lokal gjatë festës së Pavarësisë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në një lokal në Fushë Kosovë.

Dy persona kanë raportuar në Polici se u janë vjedhur portofolët me para nga dy persona të maskuar dhe të armatosur.

“Fushë Kosovë 17.02.2020-18:35. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin në një lokal dy të dyshuar të maskuar nën kërcënimin e armëve ua kanë grabitur portofolat në të cilët kishin para dhe dokumente personale dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ndërkohë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar në këtë rast. /Gazeta Sinjali/