image Dy persona të armatosur grabisin telefon, para e cigare në një pompë në Ferizaj

Kosovë

Siguri/ Dy persona të armatosur grabisin telefon, para e cigare në një pompë në Ferizaj

news image

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Ferizajt.

Dy të panjohur nën kërcënimin e armës në një pompë të derivateve,  ia kanë grabitur telefonin dhe kuletën punëtorit të pompës, ndërsa nga objekti kanë marrë cigare dhe para nga arka, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia bën të ditur se dy të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, teksa nuk raportohet për të lënduar.

Më tej, bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/