image Dy persona përleshen mes vete në Han të Elezit, një 20-vjeçar arrestohet

Siguri

Dy persona përleshen mes vete në Han të Elezit, një 20-vjeçar arrestohet

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të moshës 20-vjeçare me inicialet M.D., pasi që i njëjti dyshohet se me një person tjetër ishin përleshur mes vete, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Paldenicë në Han të Elezit.

Në lidhje me këtë rast Policia dy të dyshuarit i ka shoqëruar në Stacionin Policor, ndërkohë 20-vjeçari është ndaluar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit për sulm dhe lëndim trupor.

/GazetaSinjali/