Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Sulm & Kanosje”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, ata dyshohet se derisa kanë qenë nën ndikim të alkoolit, e kanë rrahur dhe kanë kërcënuar menaxherin e një lokali në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë, mbrëmë rreth orës 21:50.
Menaxheri nuk i kishte lejuar të dyshuarit që të futen në lokal për shkak të masave antiCOVID.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas këndelljes janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/