image Dy persona kapen me drogë, arrestohen nga Policia

Siguri

Dy persona kapen me drogë, arrestohen nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi te të njëjtit ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të konsiderueshme me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se njëri prej tyre është nga Prishtina, ndërsa, tjetri është nga fshati Opliqan të Lipjanit.

Të njëjta burime tregojnë se të dytë janë arrestuar gjatë orës policore, njëri më 15 dhjetor rreth orës 23:00, e tjetri dje, rreth orës 22:00.

Sinjali po ashtu, mëson se personat e arrestuar janë liruar në procedurë të rregullt.

/Gazeta Sinjali/